English

Arrestohet turku në Durrës, tentoi të kaloi kufirin me pasaportë çeke

Durrës, 13 dhjetor, NOA – Një person me shtetësi turke është arrestuar nga Policia e Durrësit teksa ka tentuar të kalojë Portin e Durrësit në mënyrë të paligjshme. Shtetasi turk është paraqitur në pikën kufitare me një pasaporte të shtetit çek, me anë të së cilës kërkonte të largohej drejt Italisë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar bëhet fjalë për 32-vjeçarin Ali Osman Sahinkaya,, banues në Stamboll të Turqisë.

Ai është paraqitur në sportelin e kalimit kufitar në Durrës më datën 10 dhjetor dhe ka paraqitur si mjet identifikimi një pasaporte çeke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Arrestimi i tij është bërë rreth orës 22:30. Materialet në ngarkim të shtetasit turk iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave.

a.k/NOA

KOMENTE