English

“Nuk jam shtrigë”, kjo është fraza e paharrueshme e vitit 2010

Uashington, 14 dhjetor NOA - “I'm not a witch”, ( Nuk jam shtrigë) është fraza e paharrueshme e këtij viti, sipas universitetit të Yale.

Kjo frazë është shprehur nga ana e kandidates republikane Christine O'Donnell në një spot të fushatës së saj për Senatin, por që përfundoi me humbje për të.

O'Donnell ka pranuar se ka pasur takime të afërta me magjinë në rininë e saj, një fakt i cili u shfrytëzua menjëherë në fushatën e zgjedhjeve nga kundërshtarët e saj politikë.

r.b/NOA

KOMENTE