English

PDU: Zgjedhjet, kosovarët treguan sens pjekurie dhe maturie

Tiranë, 13 dhjetor, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet, me anë të një deklarate, përshëndeti sot zgjedhjet e ditës së djeshme në Kosovë.

Sipas drejtuesve të saj, shqiptarët e Kosovës ruajtën sensin e pjekurisë dhe maturisë duke votuar si qytetarë evropianë.

“Vota e djeshme do t’i ndihmojë bashkëkombasit tanë në Kosovë në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Duke shtuar ndër të tjera se “PDU dëshiron të urojë të gjitha forcat politike në Kosovë për rezultatet e arritura dhe shpreson që legjislatura që nis të jetë ajo e axhendës së Kosovës në strukturat evropiane dhe NATO-s dhe e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë me Shqipërinë”.

n.e/NOA

KOMENTE