Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Durrësit flet për gjetjen e kufomës në Kavajë
English

Policia e Durrësit flet për gjetjen e kufomës në Kavajë

Durrës, 13 dhjetor, NOA – Policia e Durrësit ka dhënë detaje për trupin e pajetë të gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Kavajës, por nuk ka arritur ende të identifikojë atë. Policia sqaron se trupi i pajetë është i seksit mashkull dhe është gjetur nga peshkarexha “Emiljana”, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Më date 13.12.2010, rreth orës 01.00, peshkarexha “Emiljana”, gjatë kohës së peshkimit në zonën e derdhjes së Shkumbinit, rreth 3.5 milje larg nga bregu i detit, ka konstatuar një kufome të seksit mashkull, të moshës rreth 40 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Policia bën të ditur se ende nuk është identifikuar dhe po kryhen hetimet për shkaqet e vdekjes.

“Kufoma e cila deri tani (ora 10.30) është ende e paidentifikuar ndodhet në Morgun e Spitalit të Durrësit. Vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

a.k/NOA

KOMENTE