Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rehabilitimi sanitar i zonave të përmbytura, Ministria harton planin
English

Rehabilitimi sanitar i zonave të përmbytura, Ministria harton planin

Tiranë, 13 dhjetor, NOA – Në kuadrin e procesit të rehabilitimit sanitar të zonave të përmbytura, ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plani të emergjencës shëndetësore i përgatitur nga Shtabi i ai është bazuar në nenet përkatëse të ligjit “Për përballimin e emergjencës shëndetësore”, sipas të cilave ministri i Shëndetësisë përgatit dhe zotëron një plan të përditësuar të emergjencës shëndetësore, që përmban masat që do ndërmerren gjatë një situate të tillë, në bazë të udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, publike ose private, bashkëpunojnë, sipas përcaktimeve të bëra në Planin Kombëtar të Emergjencave Shëndetësore dhe veprojnë në bazë të planeve të tyre të emergjencave shëndetësore, të miratuara në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”, citojnë këto nene.

Konkretisht, Ministri i Shëndetësisë duke vlerësuar shkallën e gjerë të përmbytjes;

grumbullimin në sasi të mëdha të mbeturinave me natyrë organike, inorganike dhe materialeve të tjera të ngurta; ngordhjen e bagëtive dhe gjallesave të ndryshme dhe qëndrimin e tyre për një kohë të caktuar në përmbytje; ndotjen e ujërave sipërfaqësorë dhe pjesërisht të atyre nëntokësore; përmbytjen e disa ujësjellësve, kryesisht në fshatra;

konsideron zonat e përmbytura si zona me risk higjieno-sanitar të shtuar.

Kjo veçanërisht duke e vlerësuar këtë në kompleksin e një zone rurale me profil të spikatur blegtoral.

Duke vlerësuar që hapat konkrete të shmangin çdo lloj konfuzioni dhe të përcaktojnë qartë detyrat për shëndetësimin higjieno-sanitar të zonave të përmbytura, plani mendohet të nisë pikërisht nga rehabilitimi i zonave rurale ku ka shumë bagëti.

Në këtë plan veprimi, shëndetësia ka rolin e monitoruesit, analizuesit dhe orientuesit sanitar të veprimeve dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi për të ndërhyrë në infrastrukturë dhe me veprime të tjera të shumëllojshme që dalin jashtë kompetencave të veprimeve të shëndetësisë.

n.e/NOA

KOMENTE