English

Urgjent/ Gjendet një kufomë më Kavajë

Kavajë, 13 dhjetor, NOA Update - Një kufomë ende e paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për një kufomë të seksit mashkull dhe mendohet të jetë rreth moshës 35-40 vjeçare.

Kufoma është gjetur në grykëderdhjen e lumit Shkumbinin nga peshkatarët dhe banorët të zonës.

Kufoma ka qenë pjesërisht e dekompozuar çka tregon se prej disa ditës ka qenë në ujë.

Kjo është kufoma e dytë që është gjendur brenda pak ditësh në bregdetin e Kavajës.

Trupi është dërguar në morgun e Durrësit dhe policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE