Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuza për trafik organesh, sot seanca në Prishtinë
English

Akuza për trafik organesh, sot seanca në Prishtinë

Prishtinë, 14 dhjetor, NOA - Shtatë kosovarë paraqiten sot para një paneli gjykatësish të BE-së në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë pasi dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet të trafikimit të organeve.

Prokurori i BE-së, Xhonatan Rejtel ka deklaruar se të shtatë personat, përfshirë edhe një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të tregtimit të organeve.

Ata ballafaqohen me akuza duke u nisur nga trafikimi i personave, deri të ushtrimi i paligjshëm i aktiviteteve mjekësore dhe abuzimi i pushtetit.

Asnjëri nga ta nuk është në paraburgim ndërsa dy të dyshuar të tjerë të rrjetit, një turk dhe izraelit, mbesin në arrati.

Gjykatësi Vitor Pardal do të vendosë në seancën dëgjimore nëse do të vazhdohet më tej me rastin.

a.k/NOA

KOMENTE