Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha i telefonon Thaçit: Fitore e merituar e PDK
English

Berisha i telefonon Thaçit: Fitore e merituar e PDK

Tiranë, 14 dhjetor, NOA – Ndërkohë që dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, shpalli rezultatet e para pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të përgjithshme, të parat zgjedhje parlamentare të mbajtura në Kosovë pas shpalljes së Mëvetësisë në 17 shkurt të 2008-ës, ku lista e fituesve kryesohej nga Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga hashim Thaçi, në mesditë kryeministri Sali Berisha në një bisedë telefonike ka uruar Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për zhvillimin paqësor të zgjedhjeve dhe fitoren e PDK-së. Gjatë bisedës telefonike e bërë publike në faqen zyrtare të qeverisë, shefi i qeverisë mësohet ta ketë përshëndetur përzemërsisht homologun kosovar për zhvillimin paqësor dhe të qytetëruar të zgjedhjeve, po edhe për fitoren e merituar në zgjedhjet e së dielës.

Kryeministri e përgëzoi kryeministrin e Kosovës edhe për të gjithë kontributin e tij, për zgjidhjen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit të të gjithë problematikës së krijuar dy muajt e fundit në Kosovë.

Kryeministri Berisha u shpreh se në të gjitha këto zhvillime fitoi Kosova dhe demokracia e saj.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kryesuar nga Valdete Daka shpalli rezultatet e zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovë, ku Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 33.5 përqind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dalë e dyta në renditje me 23.6 përqind të votave, lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit kishte fituar 12.2 përqind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj mori 10.8 përqind, Aleanca Kosova e Re e Rexhep Pacollit fitoi 7.1 përqind, dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë 3.3 përqind, ndërsa partia Fryma e Re në fund të renditjes mori 2.2 përqind të votave të zgjedhësve.

Edhe pse PDK e Thaçit nuk mbërriti të marrë shumicën e duhur të votave që do ta lejonin të krijonte e vetme qeverinë sikundër janë shprehur krerët e kësaj partie PDK do të bëjë koalicion me partitë e vogla.

Edhe pse opozita në Kosovë i kontestoi zgjedhjet për parregullsitë e shfaqura vëzhguesit e BE-së kanë deklaruar se zgjedhjet u mbajtën konform standardeve dhe se BE është e kënaqur me procesin zgjedhor të së dielës.

mit/NOA
KOMENTE