Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brukseli kërkon zbardhjen e akuzave për mashtrime zgjedhore
English

Brukseli kërkon zbardhjen e akuzave për mashtrime zgjedhore

Bruksel, 14 dhjetor, NOA – Veç vlerësimeve për zgjedhje "përgjithësisht të qeta dhe të rregullta" në Kosovë, nga Brukseli arrijnë edhe njoftime për mashtrime të mundshme në dy qendra votimi.

Duke uruar qytetarët e Kosovës "zgjedhjet e suksesshme, të cilat forcojnë zhvillimin demokratik dhe konfirmojnë përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për të ardhmen evropiane të vendit të tyre", kryetari i Parlamentit Evropian Jerzchy Buzek, thekson se “akuzat serioze për mashtrime kanë tërhequr vëmendjen e delegacionit të Parlamentit Evropian".

Buzek pret nga organet kompetente të Kosovës që në përputhje me ligjin, të zbardhin këto dyshime.

Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë e BE-së Ketrin Eshton ka deklaruar se po merr informacione nga njerëzit në terren. "Do të presim zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Jam e vetëdijshme për atë se çfarë flitet. Unë mbetem e përkushtuar ndaj demokracisë dhe gjithmonë do të angazhohem për këtë", ka thënë Ketrin Eshton.

NOA/DV

KOMENTE