Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, Meta në Kosovë: Falemnderit për kontributin, t’i heqim barrierat ekonomike
English

Përmbytjet, Meta në Kosovë: Falemnderit për kontributin, t’i heqim barrierat ekonomike

Prishtinë, 14 dhjetor, NOA – Pas kontributit të madh të Kosovës me plot 1 milion euro, i dhënë që në ditët e para të katastrofës natyrore kur ujërat e Drinit dhe Bunës, por, edhe shkarkimet e kasakadave të tre HEC-eve përmbytën qarkun e Shkodrës dhe shtëpitë e mijëra banorëve të Nënshkodrës, por edhe në lagjet e qytetit sot në Prishtinë është mbajtur një aktivitet “Kosova për Shqipërinë”, që synon tu vijë në ndihmë banorëve, që janë prekur nga situata e përmbytjeve në veri të Shqipërisë. Në këtë aktivitet të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Ilir Meta bëri thirrje që mes Kosovës dhe Shqipërisë të hiqen të gjitha barrierat e bashkëpunimit ekonomik.

Sipas zëvendëskryeministrit Meta përfundimi i rrugës Durrës-Kukës shkurtoi jo vetëm distancat rrugore mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ato ekonomike.

E në këtë kontekst sa i përket bashkëpunimit në fushën e energjisë, Meta deklaroi se, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i linjës së re të transmetimit të energjisë elektrike mes dy vendeve. “Integrimi i sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është prioritet i përbashkët, për shkak sepse edhe mundësitë e gjenerimit të energjisë në Shqipëri dhe në Kosovë janë të ndryshme, por janë dhe komplementare. Ndaj në këtë drejtim besoj se investim madhor, i cili do të fillojë në linjën e transmetimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm, i financuar dhe nga Banka Gjermane për Zhvillim, do të jetë vërtet një instrument shumë i fuqishëm për integrimin e dy sistemeve tona energjetike”, tha ministrit i ETE-s.

Ndërsa ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Besim Beqaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar rritje, por potencialet janë më të madha. Duhet një stimul më i madh që ekonomitë tona të shkojnë drejt një bashkëpunimi më të fuqishëm, drejt një integrimi ekonomik, sepse kemi pasur disa barriera që për momentin janë jo shumë të rëndësishme, por për të cilat dy qeveritë kanë vullnetin për t’i kaluar”, tha ai.

Në këtë aktivitet Zëvendëskryeministri Ilir Meta falenderoi qeverinë e Kosovës për kontributin e dhënë, si dhe guximin dhe kurajon e forcave të Sigurisë së Kosovës në ndihmë të zonave të përmbytura si dhe për qeverinë e Kosovës për kontributin e dhënë prej 1 milion euro në ndihmë të banorëve të prekur nga kjo situatë në veri të vendit.

“Solidariteti i treguar sot, tha Meta, është mbarëkombëtar. Ky solidaritet, sipas tij tregon që kombi në vështirësi reagon si një i tërë.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, Ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Besim Beqaj, si dhe sipërmarrës e biznesmenë të dy vendeve, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me ndihma për zonat e prekura nga përmbytjet.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu falenderoi bizneset kosovare për ndihmat që kanë dhënë për banorët e prekur nga përmbytjet në Shqipëri dhe i ftoi ata të vazhdojnë të kontribuojnë në përballimin e situatës.

mit/NOA
KOMENTE