Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e Berluskonit, sot mbi traun e ekuilibrit
English

Qeveria e Berluskonit, sot mbi traun e ekuilibrit

Romë, 14 dhjetor, NOA – Qeveria italiane, e drejtuar nga kryeministri Silvio Berluskoni, do të bëjë sot një xhiro mbi traun e ekuilibrit.

Kjo pasi ajo do të përballet sot me dy votëbesime, njëri në Dhomën e Deputetëve dhe tjetri në Senat; ku do të vërtetohet në fund nëse do të dijë të qëndrojë sipër tij, apo do të humbasë ekuilibrin dhe do të rrëzohet.

Ai vetë duket mjaft i sigurt dhe aspak dyshues që do ta kalojë këtë sprovë të tij, të krijuar nga opozita.

"Defiçiti publik i Italisë është sot në nivelet më të ulëta në mesin e vendeve të zhvilluara dhe kjo është për shkak të faktit se kjo qeveri ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta duke fituar besueshmëri në treg," tha kryeministri italian.

Ndërsa më pas, ka pohuar se nëse e kalon provën e votëbesimit, të gjithë deputetët rebelë të qendrës së djathtë i kanë dyert e hapura që të kthehen tek qeveria e tij.

E nëse ai nuk e kalon këtë xhiro mbi traun e ekuilibrit, u tregua i hapur se pret zgjedhjet e parakohshme në vend.

n.e/NOA

KOMENTE