Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ish-ushtarakët të protestojnë me opozitën
English

Rama: Ish-ushtarakët të protestojnë me opozitën

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ftuar sot ish-ushtarakët që të bëhen pjesë e protestave të Partisë Socialiste. Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të shoqatës së ish-ushtarakëve, Rama është ndalur në faktin se opozita do të përfaqësojë interesat e tyre në Kuvend dhe do të protestojë për ata.

“Ne do të jemi përditë në protestë në të gjitha format dhe do të protestojmë edhe për ju . Ne ju mirëpresim në protestë dhe do t`ju mbështetim në çdo protestë tuajën dhe do t`ju mbështesim siç e kemi bërë edhe në Parlament ku fjala jonë ka një mundësi për tu dëgjuar” theksoi Rama në fjalën e tij.

Duke akuzuar qeverinë për mos mbajtje të premtimeve dhe shkelje të ligjeve, Rama u shpreh se me ardhjen në pushtet të opozitës do të rrëzohen të gjitha vendimet antiligjore.

Në mënyrë të veçantë, ai u shpreh se do të rrëzohet vendimi që u heq pensionet suplementare ushtarakëve.

“Ne ju premtojmë një politikë të re për njerëzit, një politikë që do të bëjë edhe për ju si për të gjithë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi dhe që politika vjetër nuk e bën. Ne do të kemi respekt për ju ashtu si për të gjithë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi”, tha kreu i PS.

a.k/NOA

KOMENTE