Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AKEP i dorëzon licencën e parë 3G kompanisë Vodafone
English

AKEP i dorëzon licencën e parë 3G kompanisë Vodafone

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) me përfundimin e tenderit për ofrimin e shërbimeve 3G organizoi sot ceremoninë e dorëzimit të autorizimit individual kompanisë fituese “Vodafone Albania”, në prezencë të ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo.

“Sot dorëzojmë licencën e parë të teknologjive të brezit të tretë, 3G, një proces që u mbyll me sukses në nëntor dhe që nxori fitues kompaninë Vodafone Albania, për të dhënat e saj, por edhe për ofertën e saj mjaft të lartë.

Do të theksoja edhe një herë që është një hap i parë për të zhvilluar tregun e komunikacioneve në këtë nivel, në mënyrë që të ofrojmë shërbime të reja, të japim konektivitet, lidhje interneti me një shpejtësi dhe cilësi, e cila nuk ka qenë e mundur më parë, dhe të mos harrojmë, për ne është e rëndësishme, të ofrojmë konektivitet me çmime të ulta, çka do të thotë me çmime të orientuara drejt kostos. Kjo është një çështje që do ne dhe strukturat përgjegjëse do të ndjekim në vijim”, tha Pollo gjatë fjalës së tij.

Kompania Vodafone Albania ofroi 31.4 milionë Euro për të blerë licencën 3G, shifër gati tre herë më e lartë se sa çmimi dysheme i caktuar prej AKEP-it.

“Ky investim i Vodafone Albania tregon besimin që kompania më e madhe në botë e kësaj fushe ka tek Shqipëria, te tregu i saj në rritje dhe tek Qeveria shqiptare, institucionet shtetërore dhe politikat e ndjekura prej tyre”, shtoi më pas ai.

Në fund, Pollo theksoi se duke aplikuar teknologjitë 3G, hidhet një hap i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale.

Shërbimi 3G në celular do të jetë operativ në Tiranë deri në mars të vitit tjetër; do të mbulojë 65% të territorit në 12 muaj dhe 85% të tij në një vit e gjysëm.

n.e/NOA

KOMENTE