Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Greva e urisë së PS, nën patronazhin tim, ikja nga zyra kur u vinin picat
English

Berisha: Greva e urisë së PS, nën patronazhin tim, ikja nga zyra kur u vinin picat

Tiranë, 15 dhjetor, NOA Update – Në përshëndetjen për liberalizimin e vizave, gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha është ndalur dhe në atë që e cilësoi si përpjekje të opozitës për bllokimin e tyre.

Si aktin më domethënës kundër vizave nga ana e PS-së, Berisha përmendi grevën e urisë e cila u zhvillua në muajin maj. Jo pa humor kreu i qeverisë tha se greva e PS u zhvillua nën kujdesin e kryeministrit. Ai ka theksuar se ai ndiqte grevën nga zyra e tij.

“Nuk mund të harrohet se ata, të cilët bënë çdo gjë për të futur vizat në kuti, vendosën çadrat para kryeministrisë dhe parlamentit, në momentin më kulmor, kur merrej vendimi dhe filluan grevën e urisë, të ashtuquajtur grevë urie, se absolutisht as edhe një ditë të vetme, gjithçka në patronazhin e Kryeministrit, i cili largohej nga zyra në 2 të natës, gjer sa bënte kontrollin e fundit Fatmir Xhafa me fener. Pasi vinin picat e me radhë, atëherë largohesha e shkoja i qetë në shtëpinë time”, tha sot Berisha në mbledhjen e qeverisë.

a.k/NOA

KOMENTE