Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përcjell studentët e parë në BE pa viza: Jeni të lirë!
English

Berisha përcjell studentët e parë në BE pa viza: Jeni të lirë!

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Pa viza drejt Evropës, të lirë, një akt madhor që prek jetën e çdo qytetari!

Me këto fjalë dhe mjaft i emocionuar, kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur të rinjtë e parë që u nisën nga aeroporti “Nënë Tereza”, pa nevojën e një vize, por vetëm duke u pajisur me një pasaportë biometrike.

Bëhet fjalë për 50 studentë dhe gjimnazistë të cilët kanë udhëtuar sot drejt Brukselit pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
“Sot për herë të parë do të udhëtojnë studentët dhe gjimnazistët. Kush më shumë se ata kanë të drejtë të udhëtojnë të parët sepse të rinjtë janë fytyra europiane e Shqipërisë” theksoi Berisha.

Më tej, ai tha se sot shqiptarët lëvizin në vendet e zonës Shengen pa viza, duke shënuar një akt madhor për gjithsecilin prej tyre.

Sipas tij, heqja e vizave flet për besimin që vendet e Bashkimit Evropian kanë tek Shqipëria.

n.e/NOA

Hyn në fuqi lëvizja e lirë pa viza në 28 shtete të BE

Shtetet ku ikim pa viza, kujdesi që duhet të bëjmë

Ja pikat kufitare nga mund të kalojmë dhe detajet

KOMENTE