Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Gjoleka, djali i Abazit” shfaqet në Itali
English

“Gjoleka, djali i Abazit” shfaqet në Itali

Torino, (Itali), 15 dhjetor, NOA – Një prej filmave më të realizuar shqiptar gjatë kohëve të fundit, "Gjoleka, djali i Abazit” do të shfaqet në Itali. Filmi do të prezantohet nesër në orën 21.00, në “Cinema Romano”, një prej kinemave historike të Torinos, që ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, Piazza Castello. Ky aktivitet mundësohet nga Shoqata Piemonte Movie & Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra”.

Filmi do të prezantohet në prani të autorit, regjisorit Dhimitër Anagnosti dhe të aktores së mirënjohur shqiptare Roza Anagnosti. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të veprimtarisë “Një ditë në kinema” organizuar nga Shoqata e Muzeut Kombëtar të Kinemasë.

Filmi do të projektohet në gjuhë origjinale me titra në italisht. Mbrëmja do të prezantohet nga regjisori i ri Erion Kadilli dhe nga gazetari Benko Gjata.

a.k.NOA

KOMENTE