Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e vizave/ Njoftim nga ambasada dhe konsullatat e Greqisë në Shqipëri
English

Heqja e vizave/ Njoftim nga ambasada dhe konsullatat e Greqisë në Shqipëri

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Ambasada greke në Shqipëri, me rastin e ditës së parë të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në territorin e Greqisë, si pjesë e sistemit Shengen, ka lëshuar një njoftim me anë të të cilit sqaron gjithë procedurat e lëvizjes tani e tutje.

1. Hyrja në zonen Shengen pa vize konsiston ne nje periudhe kohore te shkurter. Ajo nuk perben me nje shqetesim ne te gjitha ato raste qe nuk perfshijne nje udhetim me qellim reabilitimi,tregtie,arsimimi dhe jo per punesim. Ky qendrim nuk duhet te tejkaloje 90 dite gjate nje gjashtemujori.

2. Heqja e vizave Shengen i perket vetem qytetareve te pajisur me pasaporta të reja biometrike.

3. Levizja e lire i perket vetem sistemit te vizave Shengen (C). Nder te tjera jane hequr vizat per turizmin, per qellime biznesi, për shoferet TIR, per qellime mjekesore, per pjesemarrje në evente artistike, sportive, e ne ngjarje te tjera. Gjithashtu jane hequr vizat per bashkeshortet dhe familjet e shtetasve greke ose shtetas të një shteti anetar të BE-se.


4. Nuk jane liberalizuar vizat kombëtare (D), dmth vizat qe i perkasin bashkimit familjar, punesimit sezonal, minoritaret (shtetasit shqiptarë me origjine greke), studimeve,etj.

5.Ata te cilet jane te paisur me pasaporte biometrike dhe kane vize Schengen, ku kohe qendrimi eshte me pak se 90 dite gjate nje gjashtemujori,por mbaron pas dates 15/12/2010,duhet mbarojne kete afat kohor ,perpara se te kthehen ne shtetin perkates.Kjo lidhet praktikisht ,neqoftese dikush ka marre vize dhe fillon te jete e vlefshme 1/12/2010 dhe hyne ne zonen Schengen ne 2/12/2010 numerimi i 90 diteve fillon po ate date 2/12/2010.


6. Hyrja ne zonen Schengen komandohet nga dispozitat e ligjit per te drejten e komunitetit Schengen. Konkretisht te interesuarit duhet të kene dokumente udhetimi të vlefshme, të mos jene te regjistruar si të pa deshirueshme në sistemin e informacionit Shengen, si dhe ne bazave të të dhenave kombetare të shteteve anëeare te BE-se, e te mos konsiderohen si një kercenim për rendin publik, sigurine, shendetin publik ose marredheniet nderkombetare të shteteve anetare te BE-se.


7. Gjithashtu palet e interesuara qe duhet të kalojne jashte kufijve (do te argumentojne hyrjen ne zonen Schengen autoriteteteve kufitare të kontrollit të shteteve anetare te BE-se) te argumentojne mjaftueshëm qëllimin dhe kushtet e qendrimit me dokumentat e domosdoshme. Ky i fundit duhet të provoje që ka mjete jetese të mjaftueshme për nevojat që lindin gjithë qendrimit.


8. Vecanerisht autoritetet kufitare të kontrollit shtete anetare te BE-se nga ku dhe do te behet e mundur të hyjne per ne zonen e Shengenit, do të duhet të shqyrtojne nëse personi ka: a) Sigurim shendetsor , b) Të ardhurat e nevojshme për periudhen e qendrimit dhe nder të tjera mund te jete mbajtes i nje kartë krediti (Ju lutem kini parasysh se minimumi i të ardhurave per një dite, sipas Legjislacioni Grek konsiston ne shumën prej 50 €), c) Dokumente që vertetojnë akomodimin e udhetimit ne ato raste qe nuk konsiston ne një vizitëeprivate familjare, por për turizem rekreativ (p.sh. rezervime hoteli, bilata ajrore me daten e kthimit, etj).

9. Për më teper, autoritetet e kontrollit të kufirit kane te drejte te kerkojne nder te tjera: a) Ftesa per pjesemarjen ne konferenca dhe ngjarje të natyrës tregtare, ose ftesa nga kompanite për kontaktet e biznesit në ato raste qe i perkasin udhetimeve të biznesit, b)leje qarkullimi nderkombetare per shoferat e kamioneve e transportit , si dhe dokumentat e porositura te mallrave nga firmat import –ekspote etj.c) Një vertetim mjekesor nga institucionet ne të cilat te interesuarit jane pranuar për vizite dhe trajtim, në ato raste qe udhetimet jane te ndermarra për arsye mjekesore dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare për pagesen e trajtimit mjekesor (p.sh.llogarite bankare) dhe d) Ftese për evenimente artistike dhe ngjarje sportive për udhetaret qe udhetojne per motive te tilla, etj.

10. Ne cdo rast nese ndonje nga kriteret e mesiperme nuk plotesohen, ose vene re ndonje shkelje sidomos autoritetet e para kufitare të shtetit, mund të refuzojne hyrjen në zoën e Shengenit.


11.Zbatimi i ketyre kushteve nga te interesuarit cilesohet si thelbesor për lehtesimin e punës se autoriteteve kufitare.
NOA

KOMENTE