Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet me kanabis, fshihte edhe një thikë
English

Kapet me kanabis, fshihte edhe një thikë

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Dje në mbrëmje, forcat e policisë së Tiranës bënë të mundur kapjen dhe më pas, arrestimin në flagrancë të 16-vjeçarit me inicialet E.P, banues në Tiranë.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja dhe arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën “Frosina Plaku”, pas një kontrolli të ushtruar, iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale 7.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, një armë e ftohtë thikë, si dhe një motor.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE