Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngrihen komisionet për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet
English

Ngrihen komisionet për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet

Tiranë, 15 dhjetor, NOA -Këshilli i Ministrave vendosi sot ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Sipas vendimit të qeverisë, këto komisione do të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve në subjektet private, në banesa apo ekonominë e tyre.

Një tjetër pikë e rëndësishme e objektit të punë së këtyre komisioneve do të jetë dhe vlerësimi i dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës.

“Vlerësimi do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin për vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike.

a.k.NOA

KOMENTE