English

Përmbytet anija me emigrantë, numërohen 50 të vdekur

Australi, 15 dhjetor NOA/ R.Bulku – Të paktën 50 emigrantë të paligjshëm që ishin në kërkim të azilit në Australi janë mbytur në një fundosje të anijes me të cilën po udhëtonin në ishullin e Christmas.

Viktimat mund të jenë me dhjetëra, duke përfshirë këtu dhe fëmijë, - u shpreh një dëshmitar, Phillip Stewart.

Ai tha se kishte parë njerëz që po mbyteshin dhe të tjerë në përpjekje për të shpëtuar në mbetjet e anijes në shkëmbinjtë e ishullit Christmas, në brigjet e Australisë Perëndimore.
“Kemi parë njerëz teksa janë mbytur. Për fat të keq janë përplasur kundër shkëmbinjve”, - tha Stewart për Sky News.

Një dëshmitar tjetër i cili nuk pranoi të japë emrin e tij, tha se në ujë ishin rreth 60 persona dhe vetëm gjysma e tyre arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së një anije shpëtimi.

Policia Australiane dhe burime mjekësore flasin për të paktën 50 të vdekur dhe mbi tridhjetë të plagosur.

r.b/NOA

KOMENTE