Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Koalicion me të gjithë, përveç Vetëvendosjes
English

Thaçi: Koalicion me të gjithë, përveç Vetëvendosjes

Prishtinë, 15 dhjetor, NOA - Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se është i hapur të bëjë koalicion me secilën parti politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.“Unë do të zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind, shumë më tepër sesa 48 për qindëshi i mesatares kombëtare.

“Kjo ka qenë politikisht e planifikuar për të tërhequr vëmendjen prej fitores së thellë të PDK-së në 20 komuna”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga institucione, ndërkohë që KQZ-ja ende nuk ka vendosur nëse duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve të pjesshme.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve pret hetime nga EULEX-i për korrupsion, ai ka thënë se nuk as informacione e as indikacione.

“Por, nën asnjë rrethanë njerëzit që janë të korruptuar do të jenë pjesë e qeverisë sime”, ka thënë Thaçi.

NOA/RFE

KOMENTE