Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli-Laurens: Lëvizja e lirë në një ditë me 20 vjetorin e pluralizmit
English

Topalli-Laurens: Lëvizja e lirë në një ditë me 20 vjetorin e pluralizmit

Tiranë, 15 dhjetor, NOA - Jam i kënaqur, që vizita ime në Shqipëri koiçidon me një ditë të madhe për shqiptarët. Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Vlerësoj punën e të gjithë autoriteteve për punën e bërë për të arritur këtë ditë. Falë kësaj pune kufijtë u hapën për shqiptarët. Me këto fjalë Drejtori i Përgjithshëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në Këshillin e Evropës, Zhan Luis Laurens i shprehu sot Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli urimet më të përzemërta për nisjen e lëvizjes pa viza të Shqiptarëve në hapësirën Shengen.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e falënderoi zotin Laurens për mbështetjen dhe asistencën që Këshilli i Evropës i ka dhënë Shqipërisë për të përmbushur hapat drejt integrimit në BE.

Duke folur për ditën që shënoi për herë të parë lëvizjen pa viza të shqiptarëve drejt vendeve Shengen, kryeparlamentarja Topalli tha se ky është moment i veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët nga një vend, që vuajti prej 50 vitesh, izolimin më të thellë të diktaturës sot lëvizin të lirë në dimensionet e pakufijshme të lirisë.

Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit theksoi se ky moment historik përkon edhe me 20-vjetorin e pluralizmit në vend.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në KiE u shpreh se “Ne e dimë se çdo të thotë për shqiptarët lëvizja e lirë. Për këtë popull që ka vuajtur për vite me radhë izolimin e regjimit komunist hapen kufijtë e lirisë”.

Gjatë takimit dy personalitetet diskutuan mbi ndryshimet rrënjësore që ka arritur Shqipëria vitet e fundit.

Zoti Laurens vuri në dukje transformimin e vendit, ndërsa theksoi se ai mbetet një i mik i vjetër i shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Në vëmendje të bisedës ishte edhe raporti i deputetit zviceran, anëtar i PACE-s, Dic Marty, i publikuar dje nga “Tha Guardian”, të cilin kryeparlamentarja Topalli e cilësoi si një raport të pabazuar në asnjë fakt dhe që dëshmon shpërdorim të paprecedent të detyrës nga ish-prokurori Dick Marty.

“Nëse deputeti nuk paraqet fakte për ato, që ka shkruar dhe nuk i paraqet këto në Gjykata, do të ishte në nderin e Këshillit të Evropës, të kërkojë një ekspertizë mjeko-ligjore si dhe një hetim tërësor rreth rrethanave, që e kanë shtyrë atë të prodhojë një raport të tillë”, tha Topalli.

mit/NOA
KOMENTE