Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedi në festën e ashures, hidhet në erë një person
English

Tragjedi në festën e ashures, hidhet në erë një person

Iran, 16 dhjetor NOA - Dhjetëra njerëz u vranë dhe mbi pesëdhjetë të tjerë janë plagosur në një tentativë vrasje në Chabahar, një qytet në krahinën iraniane të Sistan Baluchistan.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, një kamikaz është hedhur në erë mes një turme njerëzish që po festonin pushimet e ditës së ashures.

Al Jazeera sakaq, raportoi se kanë shpërthyer dy bomba një ndaj procesionit dhe një kundër xhamisë.
Sulmi ka marrë në shënjestër turmën e besimtarëve që më 15 dhe 16 dhjetor festojnë ashuren.
Sipas stacionit arab të Al Jazeera viktimat janë rreth 50 të tillë. Në të kaluarën kjo zonë ka qenë gjithmonë skenë e sulmeve të ngjashme terroriste të kryera nga grupi sunit i quajtur Jundallah. Në këtë rajon, sunitët janë në pakicë.

r.b/NOA

KOMENTE