Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e Ndokës, Prokuroria: Procesi i numërimit të votave sipas ligjit, kemi edhe video
English

Akuzat e Ndokës, Prokuroria: Procesi i numërimit të votave sipas ligjit, kemi edhe video

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar sot në mbrëmje pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, duke i cilësuar të pabaza akuzat e tij ndaj prokurorisë së Shkodrës me pretendimin se kjo e fundit ka manipuluar provat në hetimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës dhe konkretisht në KZAZ-të nr. 40 dhe 42, duke u dorëzuar kësisoj pas presioneve të politikës. Në një deklaratë për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme sqaron se procesi i numërimit të votave dhe shqyrtimi i tyre është bërë gjatë muajit tetor duke respektuar të gjitha normat ligjore dhe dispozitat proceduriale dhe në ushtrim të kompetencave hetimore të prokurorisë.

Prokuroria bën me dije se “Partia Demokristiane në shtator 2009 ka bërë denoncim në Prokurorinë e Rrethit Shkodër për falsifikim të rezultatit zgjedhor në qarkun e Shkodrës në KZAZ-të nr. 40 dhe 42, duke kërkuar hapjen e pesë kutive të votimit dhe se prokuroria kishte vendosur sekuestro ndaj kutive të votimit. Në 17 shtator 2010 u tërhoqën nga KQZ kutitë me materialet zgjedhore, ndërsa më 20 tetor 2010 janë tërhequr nga KQZ kutitë me fletët e votimit. Procesi i shqyrtimit, duke nisur nga prerja e kodeve, hapja e kutive dhe deri numërimi i votave në to, është kryer sipas ligjit dhe e gjithë procedura është regjistruar në video, të cilën në rast se shihet e nevojshme, mund ta vemë në dispozicion të medias”, informoi prokuroria e përgjithshme.

Sipas saj, pas numërimit të votave në kutitë të cilat ishin objekt i hetimit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi nuk gjeti prova të manipulimit të rezultatit zgjedhor në këto qendra votimi, në vendimin e datës 17 Nëntor 2010, vendosi pushimin e çështjes penale.

“Me këtë vendim, subjekti PDK është lajmëruar nëpërmjet shërbimit postar që më datë 23 nëntor 2010, me cilësinë e kallëzuesit. Ndërkohë, ditën e djeshme, më datë 15 dhjetor 2010, i janë kthyer KQZ-së kutitë që ishin objekt i hetimit së bashku me vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për pushimin e çështjes së veprës penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore në qarkun e Shkodrës, në KZAZ-të nr. 40 dhe 42”, thuhet në deklaratën për shtyp.

mit/NOA

KOMENTE