Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi: Raporti i Dick Marty është antishqiptar, fyen mbarë kombin
English

Idrizi: Raporti i Dick Marty është antishqiptar, fyen mbarë kombin

Tiranë, 16 dhjetor, NOA - Kryetar i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi sot në Kuvend se raporti i hartuar nga anëtari i KE-së, Dik Marti është antishqiptar, i frymëzuar nga Beogradi dhe pa fakte ku të bazohet, duke u kthyer në mitomani, duke ftuar të gjithë që të reagojnë ndaj kësaj sajese.

"Me cilësinë e anëtarit të Asamblesë së Këshillit të Europës, si Kryetar i një partie si Partia për Drejtësi dhe Unitet, që ka çështjen kombëtare në themel të saj, unë e denoncoj raportin, si raport me frymëzim politik, me qasje sensacionale, i pathemeltë, dhe antishqiptar. Zoti Marti madje është i njohur për qëndrime të tilla më parë, në cilësi të tjera”, tha Idrizi.

Ai u shpreh se në raport ka shumë gjëra anti-shqiptare dhe se duhet një ragim i të gjithëve.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, Në këtë raport prej mitomani ka shumëçka antishqiptare. Ndaj reagimi ndaj tij është gjëja e duhur që mund të bëjmë. Reagoi dhe zoti Tadiç, me njëlloj kujdesi, sepse do të kuptohej qartë sintonia serbe me raportin e Martit, ndaj këtë duhet ta bëjmë dhe ne. Unë besoj fuqimisht se Këshilli i Europës do t’a hedhë poshtë këtë krijim, këtë fabrikim pervers dhe antishqiptar, që nuk fyen Hashim Thaçin, apo Qeverinë e Kosovës, por mbarë kombin tonë”, tha Idrizi.

Idiriz tha se raporti është një konspiracion i gatuar në guzhinën serbe, pa fakte dhe pa prova, që ka si qëllim të vetëm vendosjen në pozitë të vështirë të delegacionit shqiptar përpara bisedimeve Kosovë-Serbi.

"Ky raport kundër kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, luftës çlirimtare që ai drejtoi bashkë me shokët e tij, nuk është vetëm kundër tyre, por ndaj të gjithë ne. Ai është shprehje e një konspiracioni të vazhdueshëm të zotit Marti kundër shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve si komb në përgjithësi.

Në fakt nuk ka qenë konspiracion vetëm i tij, por dhe i zonjës Karla Del Ponte, me të cilën, ai ka bashkëpunuar në cilësinë e prokurorit. Ky konspiracion mbështetet mbi një themel të dobët siç është shpikja e ish- hetueses së Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Karla Del Ponte, për ekzistencën e të ashtuquajturës Shtëpi e Verdhë në Veri të Shqipërisë”, tha Idizi sot në Kuvend.

a.k/NOA

KOMENTE