Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbush 20 vjeç
English

Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbush 20 vjeç

Tiranë, 16 dhjetor, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit kremton nesër 20-vjetorin e themelimit të tij.

Si organizata e parë joqeveritare dhe jofitimprurëse në Shqipëri, ai u themelua më 19 dhjetor 1990 nga një grup intelektualësh të shquar, të cilët përzgjodhën si mision të organizatës mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.

Në këtë mënyrë, ndërsa në vend lindi pluralizmi politik, u hodh hapi i parë edhe për pluralizmin e mendimit KSHH dhe organizata të tjera që do të themeloheshin më pas i hapnin rrugën organizimit të lirë të shtetasve, jo për qëllime politike por, për realizimin e interesave dhe të drejtave të tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vazhduar, pa ndërprerje, veprimtarinë e tij duke ndjekur të njëjtin mision por, duke zgjeruar, vit pas viti, veprimtaritë e tij .

Në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile, brenda e jashtë vendit, ai është përpjekur të japë ndihmesës e vet për respektimin e të drejtave të shtetasve, për mbrojtjen e parimeve të shoqërisë demokratike, forcimin e shtetit ligjor, si dhe për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në këtë përvjetor të 20-të të themelimit KSHH u shpreh mirënjohje të thellë themeluesve të organizatës, si dhe atyre që ndër vite dhanë kontribut pranë kësaj organizate si Arben Puto, Ylli Popa, Kristo Frashëri, Aurela Anastasi, Jorgo Bulo, Shaban Sinani, Xhevair Spahiu, Njazi Jaho, Remzi Lani, Kujtim Çashku, Elsa Ballauri, Abdi Baleta, Besnik Mustafaj, Zana Shuteriqi, Rustem Gjata, Piro Misha etj.

Një nderim e respekt të veçantë Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh dhe për intelektualët dhe aktivistët e shquar të tij, të cilët nuk jetojnë më dhe nuk janë më midis nesh si Jusuf Vrioni, Dhimitër Xhuvani. Manol Konomi, Neshat Tozaj.

n.e/NOA

KOMENTE