English

Plaçkitet realisht kazinoja e filmit të famshëm me grabitje, Ocean’s Eleven

Las Vegas, 16 dhjetor NOA - Është futur me një maskë në kazino, ka nxjerrë një armë dhe ka plaçkitur një tavolinë me klientë, me një vlerë prej rreth 1.5 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për një grabitje të denjë për një film, ajo që është kryer në kazinonë më të famshme në Las Vegas, Bellagio, e njëjta në të cilën Hollywood ka xhiruar filmin “Ocean’s Eleven”.

Keqbërësi i ka detyruar të gjithë klientët të mos bënin asnjë lëvizje dhe më pas ka arritur të marrë të gjithë çipsat duke u zhdukur me anë të një motori.

Askush nuk është lënduar. “Ai parkoi motorin, u fut në kazino, kreu plaçkitjen dhe më pas u largua, ishte shumë i shpejtë”, - theksuan autoritetet.

r.b/NOA

KOMENTE