Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi sulmon Martin: Do ta ndëshkoj këtë raport me shpifje ndaj meje, do nxjerr të vërtetën
English

Thaçi sulmon Martin: Do ta ndëshkoj këtë raport me shpifje ndaj meje, do nxjerr të vërtetën

Prishtinë, 16 dhjetor, NOA – I akuzuar nga Dick Marty bashkë me udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si kriminel dhe trafikant armësh e organesh të të burgosurve serbë në mbarë Europën pas luftës së UÇK-së në Kosovë në vitin 1999, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar këtë mbrëmje raportuesin Dick Marty si shpifës duke theksuar se të gjitha ato që thuhen në raport janë shpifje, dhe se akuzat e tij s’janë tjetër veçse një riciklim i politikës dashakeqe të Serbisë ndaj Kosovës. Në një konferencë për shtyp kryeministri i Kosovës, tha se “Raporti skandaloz i Dik Martit është plot me shpifje, dhe s’janë tjetër vetëm riciklim i propagandës së Serbisë, duke argumentuar se raporti ka një prapavijë të caktuar politike, ai kërkon të njollosë të gjithë shqiptarët në rajon, tha Thaçi.

Ai theksoi se akuzat dhe shpifjet nuk i bëjnë aspak nder një personi i cili synon të mbrojë të drejtat e njeriut.

Kryeministri i Kosovës bëri me dije se këto pretendime inkriminuese janë dënuar disa herë nga institucionet e posaçme, andaj ai bëri thirrje të nisin të gjitha procedurat për zbardhjen e të vërtetës lidhur me këto akuza të paraqitura.

“Ne kërkojmë që Dick Marty të dorëzojë të gjitha faktet që ka për të ndihmuar në këtë hetim”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai u shpreh i indinjuar për akuzat e tmerrshme për krime çnjerëzore duke thënë se ai ndjehet i fyer rëndë nga akuzat e eurodeputetit zviceran, akuza që sipas Thaçit kanë fyer rëndë edhe dinjitetin e bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe tërë popullin e Kosovës.

Thaçi e sulmoi eurodeputetin Marti duke deklaruar se ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta ndëshkuar këtë raport aspak serioz dhe i mbushur me shpifje, e për të nxjerrë në pah drejtësinë.

mit/NOA

KOMENTE