Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Vrasje te ish-Uzina Enver
English

Urgjent/ Vrasje te ish-Uzina Enver

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët përreth zonës tek ish-Uzina Enver, pak minuta më parë, ndërsa kanë dëgjuar të shtënat e një arme e cila rrëzoi përdhe dhe la pa jetë një person rreth moshës 50-55 vjeç.

Ajo konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Tiranës, sipas të cilave, viktima mendohet të jetë një burrë rreth të 55-ave, ndërsa ende të panjohur janë personat që mund të kenë shkaktuar vrasjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash, dhe policia bashkë me grupin hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin ku u vra viktima dhe po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët e mundshëm, si dhe po mblidhen të gjitha provat dhe dëshmitë për të siguruar zbardhjen e saj ...(vijon)

n.e/NOA

LEXONI ME SHUME MBI NGJARJEN

KOMENTE