Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedhja e bankës NBG në mes të Tiranës, Policia: Po punojmë për identifikimin e autorëve
English

Vjedhja e bankës NBG në mes të Tiranës, Policia: Po punojmë për identifikimin e autorëve

Tiranë, 16 dhjetor, NOA – Policia e kryeqytetit është shprehur sot për grabitjen në mes të ditës të bankës NBG që gjendet në një nga rrugët qendrore të kryeqytetit, rrugën e Kavajës, ku persona të armatosur e të veshur me kapuça kanë hyrë në filialin e bankës duke terrorizuar me armë dhe duke vjedhur një sasi parash prej 300 mijë lekësh. Në një deklaratë për shtyp policia e kryeqytetit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 12.30’ në rrugën e “Kavajës” pranë Qendrës Globus në Tiranë.

Pas dyndjes së forcave të policisë në vendngjarje paraprakisht policia dyshon se autorët, kanë mundur të hyjnë në ambjentet e kësaj banke dhe kanë mundur t’i marrin punonjëses së bankës, sasinë e parave prej 300 mijë lekësh të rinj.

Uniformat blu të kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës po punojnë intesivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet për këtë vjedhje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetimin e veprës penale të vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim.

Ngjarja e ndodhur në një nga zonat më të populluara të Tiranës shënoi një vjedhje tjetër spektakolare mu në mes të ditës, të një filiali banke si NBG e bërë objekt grabitjeje edhe më parë.

Sipas dëshmive paraprake kanë qenë dy persona që kanë hyrë të armatosur në bankën që ndodhet në Rrugën e Kavajës, ose në vendin që njihet me emrin Parku i Autobuzave, në afërsi të ish-Uzinës Enver.

Dy personat kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe kanë pasur kapuçë në kokë, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre.

Fillimisht mësohet se ata kanë hyrë si klientë në bankë dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë kërcënuar punonjësit.

mit/NOA
KOMENTE