Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti një grua në qendër të Tiranës, arrestohet 19-vjeçari
English

Grabiti një grua në qendër të Tiranës, arrestohet 19-vjeçari

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Një 19-vjeçar ka grabitur mbrëmjen e djeshme një grua në një prej rrugët më kryesore në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”. 19-vjeçari Ermal Agim Abdurahmanaj, i ka marrë me forcë një gruaje aparatin fotografik që mbante në duar dhe është larguar me vrap.

Gruaja e tmerruar nga agresioni ka lajmëruar menjëherë efektivat e policisë. Pas thirrjeve të saj efektivat e pranishëm në këtë zonë janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur ta kapin në kohë rekord grabitësin.

Policia ka arritur të marrë dhe aparatin fotografik, model “Sony” dhe ja ka kthyer gruas që ju grabit.

Ndërsa i riu do të përballet me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes.

a.k/NOA

KOMENTE