English

Kapet me arsenal armësh të ftohta dhe sportive, arrestohet

Shkodër, 17 Dhjetor, NOA – Forcat e Policisë së Shkodrës, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 54-vjeçarit Agim Shania, lindur dhe banues i këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve dhe pas një pune të gjatë hetimore, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin privat, në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 thika; 29 doreza grushti; 5 pranga, 2 shkopinj gome; 9 shkopinj metalikë dhe 2 këllëfë pistolete.

Nga veprimet e kryera dyshohet, se ai i mbante këto lloj armësh të ftohta dhe sportive, me qëllim shitjen e tyre.

Materialet në ngarkim te tij, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Prodhim, mbajtje dhe shitje të armëve të ftohta dhe armëve sportive”.

n.e/NOA

KOMENTE