Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënoi me thikë një person, arrestohet 23-vjeçari
English

Kërcënoi me thikë një person, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë, 17 dhjetor, NOA – Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Tiranës për tentativë vrasjeje. Bëhet fjalë për Sokol Skënder Domi, 23 vjeç, banues në Shkozë Tiranë.Domi ka tentuar dy ditë më parë që të vrasë më thikë një person në një qendër interneti.

Pas një zënke me fjalë Forcim Abdulla Lita, 18 vjeç, me banim në Shkozë Tiranë, Domi ka nxjerrë thikën dhe është sulur që ta vrasë 18-vjeçarin. Ka qenë ndërhyrja e personave të tjerë në qendrën e internetit që ka shmangur vrasjen.

Pas incidentit 18-vjeçari Lita ka denoncuar në polici agresorin. Policia ka shpalljen në kërkim të 23-vjeçarit dhe vetëm dje është bërë i mundur arrestimi i tij.

Domi është paditur në prokurori për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

a.k/NOA

KOMENTE