Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNJ: Zgjedhjet treguan se ende s’ka demokraci
English

KMDLNJ: Zgjedhjet treguan se ende s’ka demokraci

Tiranë, 17 Dhjetor, NOA - Zgjedhjet e 12 Dhjetorit treguan se demokracisë së Kosovës i mungojnë shumë elementë për të qenë demokraci e mirëfilltë.

Kështu shprehet në një deklaratë të posaçme mbi 12 dhjetorin, Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, mbi shqetësimin për fenomenin e mos respektimit të votës në zgjedhje.

“Është parë qartë se aktiviteti në manipulimin me votën e qytetarit ka qenë i paskrupullt. Ky manipulim ka atakuar të drejtën e respektimit të vullnetit të qytetarit.

KMDLNj gjithashtu shpreh shqetësimin edhe me një aspekt të vendimeve të PSAP-it për të përsëritur zgjedhjet në tërësi në ato komuna ku parregullsitë kanë qenë më të theksuar përkatësisht në Drenas, Skënderaj dhe Deçan”, citon deklarata.

Duke shtuar gjithashtu se KMDLNj përshëndet vendimin e PSAP-it që të ripërsëritet zgjedhjet vetëm në vendvotimet ku ka pasur parregullsi në Malishevë dhe Lipjan. Zgjedhjet duhet të shpallen vetëm në ato vendvotime ku janë vërtetuar parregullsitë për të cilat janë ankuar subjektet politike dhe jo në tërë territorin e Kosovës.

Kjo për faktin së nëse në ndonjë qendër të votimit nuk ka pasur ankesa dhe nuk janë parë parregullsitë, rivotimi do të thotë presion për votuesin dhe për zyrtarët e qendrave të votimit që kanë vepruar sipas ligjit. Duhet ndarë ata që kanë respektuar ligjin prej shkelësve të tij.

“KMDLNj kërkon me ngulmë nga organet e drejtësisë që ata që kanë manipuluar me votën duhet të ndiqen penalisht, sipas ligjeve në fuqi. Personat e përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve e kanë shkelur të drejtën elementare të respektimit të vullnetit politik të votuesit”, përfundon deklarata në fjalë.

Sipas KMDLNJ-së, përgjegjësia për këto manipulime bie edhe mbi institucionet që kanë organizuar këto zgjedhje si dhe për ata që kanë qenë të thirrur që të monitorojnë ato. Mosraportimi me kohë për parregullsitë që e rrezikojnë procesin zgjedhor është baras me pëlqimin për manipulim. Kjo duhet të përcillet me përgjegjësi, së paku morale dhe pse jo edhe penale.

n.e/NOA

KOMENTE