English

Liga e Kampionëve, hidhet shorti i çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës

Nyon, 17 dhjetor NOA - Është hedhur shorti i fazës së çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Mund të themi se ka shkuar shumë mirë për ekipet italiane të cilat kanë shmangur përballjet më të vështira që rrezikonin.

Kështu për Inertin mund të themi se do të përsëritet finalja e sezonit të shkuar, ku do të jetë një sfidë sërish me gjermanët e Bajernit të Munihut, ku ekipi i drejtuar nga Van Gal do të ketë mundësinë e hakmarrjes.

Milani do të përballet me anglezët e Tottenham, të tërhequr nga lideri i tyre Bale, ndërsa Roma e Ranierit ka gjetur ekipin e Shakhtar.

Reali i Murinjos do të ketë një sfidë tepër interesante kundrejt Lyon, ndërsa Barcelona do të përballet ashtu si dhe sezonin e kaluar me ekipin e Arsenalit.

Lista e plotë e sfidave të një të tetave të vlefshme për Ligën e Kampionëve është si më poshtë:

Roma - Shakhtar D.
Milan - Tottenham
Valencia - Schalke 04
Inter - Bayern M.
Lyon - Real Madrid
Arsenal - Barcellona
Marsiglia - Manchester Utd
Copenhagen - Chelsea

r.b/NOA

KOMENTE