Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkelet tradita, për herë të parë një president i Amerikës nuk ftohet ne dasmën e Princit William
English

Shkelet tradita, për herë të parë një president i Amerikës nuk ftohet ne dasmën e Princit William

Londër, 18 Dhjetor, NOA- Presidenti dhe Zonja e Parë Michelle Obama nuk do të marrin pjesë në atë që premton të jetë dasma e shekullit. Princi William i Anglisë dhe nusja e ardhshme Kate Middleton nuk kanë ftuar presidentin e Shteteve të Bashkuara në ceremoninë e 29 prillit në Westminster Abbey në Londër.

Sipas burimeve të “New York Daily News”, princi do të martohet para njerëzve të zakonshëm dhe martesa nuk është një ngjarje zyrtare shtetërore, kështu që çifti nuk ndihet i detyruar që të ftojë presidentë, kryeministra dhe autoritete.
"Jo të gjithë kryetarët e shteteve do të përfshihen. Lista e mysafirëve është ende duke u hartuar dhe mund të ndryshojë, por si qëndrojnë gjërat është e drejtë të thuhet se Obama nuk do të ftohet", tha një zyrtar i shtëpisë mbretërore në Angli. Gjithsesi bëhet e ditur se presidenti Nicolas Sarkozy dhe gruaja e tij Carla Bruni janë në listën e 2000 të ftuarve.

Tradita për të ftuar presidentin e SHBA-së për herë të parë nuk është respektuar. Princi Karl dhe Princesha Diana e ftuan presidentin Ronald Reagan dhe gruan e tij Nancy në 1981.

a.e./NOA

KOMENTE