Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strazimiri: Rama ka qënë në djeni për hapjen e kutive dhe për hetimet, pretendimet e pabaza
English

Strazimiri: Rama ka qënë në djeni për hapjen e kutive dhe për hetimet, pretendimet e pabaza

Tiranë, 17 dhjetor, NOA- Zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat Gent Strazimiri, akuzon kreun e socialistëve Edi Rama se është në djeni për hetimiet e Prokurorisë së Shkodrës.

“Ka një muaj që Edvin Rama e di se Prokuroria ka hapur kutitë, ka numëruar votat, ka verifikuar materialet dhe mbi këtë bazë ka vendosur se, pretendimet e opozitës janë pa bazë. Në Shkodër nuk ka patur manipulime, nuk ka patur parregullsi”, ka thënë Strazimiri për mediat.

Më tej deputeti demokrat theksoi se, Rama më mirë se kushdo në Shqipëri e di se pretendimet e veta i ka të sajuara.

Ai e përfundoi komunikatën e tij me duke thënë se, Kur Rama hoqi dorë nga numërimi i fletëve të votimit rreth një muaj më parë, nuk e bëri këtë për kompromis politik, nuk u tregua i sinqertë me shqiptarët, nuk u tha se po hiqte dorë për shkak se prokuroria me këtë vendim e nxirrte sërish lakuriq.

Akuzat e Strazimirit vijnë pas deklaratës së përfaqësuesit të opozitës së bashkuar Nard Ndoka, i cili akuzoi Prokurorinë, për proces jotransparent.

a.y/ NOA
KOMENTE