English

Thaçi pritet të vizitojë Haradinajn në Hagë

Kosovë, 17 dhjetor, NOA – Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila anuloi lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt nga paraburgimi, kryeministri në largim i Kosovës dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtojë në Hagë për ta takuar liderin e AAK-së, në Hagë.

Lajmi është botuar sot në shtypin e shkruar kosovar. Gazetat e Prishtinës u referohen burimeve nga PDK-ja dhe kryeministria.

Në fillim të tetorit ishte mbajtur një takim të strukturave udhëheqëse të dy partive, PDK dhe AAK, me qëllim të arritje së një konsensusi për krijimin e një strategjie të përbashkët lidhur me bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, temë bosht e së cilave do të jetë qëndrimi për veriun e vendit.

Bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht BE dhe SHBA, kanë bindur Prishtinën dhe Beogradin për fillimin e dialogut për ta mbyllur kapitullin e stabilitetit të vendit dhe pritet që këto bisedime të fillojnë pas formimit të qeverisë së re, e cila do të dalë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Mediat kosovare nuk përjashtojnë mundësinë që temë e bisedimeve mes Thaçit dhe Haradinajt të jetë dhe një koalicion mes dy partive. Duke qenë se Haradinaj nuk do të vijë në Prishtinë, Thaçi veç solidaritetit për burgosjen e liderit kosovar do të kërkojë dhe votat e AAK-së

a.k.NOA

KOMENTE