English

Topalli: Holbrooke, diplomati që punoi për paqen në botë

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerëson figurën e diplomatit Richard Holbrooke, si një prej njerëzve që kontribuoi për vendosjen e paqes në botë.

Kryeparlamentarja ka shprehur mendimet e saj për diplomatin që u nda nga jeta pak ditë më parë, në librin e ngushëllimeve, në mjediset e Ambasadës së SHBA

“Holbrooke ishte një diplomat i dimensioneve të veçanta. Ai i shërbeu kombit të tij me devotshmëri dhe kontribuoi për paqen në botë. Ai kishte kontribut të madh në Marrëveshjen e Dayton-it. Holbrooke punoi për paqen në botë. Ai shpëtoi kështu shumë jetë njerëzore. Në thelb, ai ishte një humanist i madh!” shkroi në librin e ngushëllimeve Jozefina Topalli.

a.k/NOA

KOMENTE