Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festohet nesër njëvjetori i Mercator & Intersport, surprizat që premtohen
English

Festohet nesër njëvjetori i Mercator & Intersport, surprizat që premtohen

Të gjithë janë të ftuar në City park për të festuar 1 vjetorin e Hipermarketit Mercator dhe dyqanit të veshjeve sportive Intersport. Për të kaluar momente sa më të bukura festive, vetëm për këtë ditë do të ketë 10% ulje në të 5 dyqanet Mercator dhe Intersport.

Por do të ketë akoma më shumë, plot dhurata për të gjithë blerësit në ditën e 1 vjetorit duke mos harruar dhe degustimet që do të ofrohen brenda hipermarketit.

Edhe fëmijët do të gjejnë argëtimin e tyre sepse vetëm për ta do të organizohen numra cirku, lojëra me klounë, dhe lyerje me bojëra.

Hipermarketi Mercator dhe dyqani i veshjeve sportive Intersport, festojnë 1 vjetorin e operimit të tyre në Shqipëri.

Një investim i filluar ne një periudhë ngërçi për ekonominë shqiptare po rezulton i suksesshëm dhe sjell premisa për investime të reja.

Këtë vit Mercator operon edhe në 3 dyqane të reja, në zonën e ‘Gjirit të Lalësit’, në ‘Flagship’ Durrës dhe tek kompleksi ‘Koka i Ri’ Rr. ’Komuna e Parisit’, duke arritur kështu një investim total prej 7 milionë euro ne 2010 vetëm në Shqipëri.

Mercator është një nga kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore, si dhe kompania më e madhe Sllovene, me mbi 1,500 dyqane dhe 22,000 punonjës në shtatë vende.

Gjithashtu është lider në fushën e Supermarketeve në Slloveni dhe Mal të Zi, dhe mban vendin e dytë në tregjet e Serbisë dhe Kroacisë.

Gjatë vitit 2009, Mercator arriti të ardhura prej 2.6 miliardë Euro. Të gjithë janë të mirëpritur për të festuar suksesin tonë të përbashkët në datë 19 dhjetor 2010, ora 11:00 në City park.

KOMENTE