Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Beograd i ftuar nga Tadiç, e uron për heqjen e vizave
English

Meta në Beograd i ftuar nga Tadiç, e uron për heqjen e vizave

Beograd, 18 dhjetor, NOA – Zv/kryeministri Ilir Meta u takua dje në Beograd me presidentin e Republikës së Serbisë, Boris Tadiç, ku ndodhet me ftesë të tij për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike Serbe.

Numri dy i qeverisë shqiptare gjatë takimit me Tadiç, u ndalën gjerësisht në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por takimi i zhvilluar dje pasdite mes dy politikanëve ka prekur edhe shumë çështje me interes të përbashkët.

Biseda u ndal gjerësisht në rritjen e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht shkëmbimit ekonomik mes të dy vendeve.

Tadiç e Meta kanë folur edhe për integrimin evropian të dy vendeve drejt familjes evropiane.

Gjithashtu, Tadiç duke inkurajuar Shqipërinë për reformat e bërë në drejtim të integrimit në BE, uroi Metën për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë, kryetari i LSI-së do të jetë nesër i pranishëm në kongresin e Partisë Demokratike Serbe, ku do të jetë në mesin e pesë krerëve të delegacioneve të partive të huaj, anëtarë të Internacionales Socialiste.

Kreu i LSI-së do t’i drejtohet kongresit të kësaj partie me një fjalë të posaçme për të uruar zhvillimet e tij si dhe për të theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe dy partive respektive..

Kjo është hera e dytë që Meta takohet me Tadiç brenda një viti. Më herët në postin e kreut të diplomacisë shqiptare, Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua edhe me kreu e shtetit serb.

n.e/NOA

KOMENTE