Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pengmarrja, policia sqaron ngjarjen, arrest pengmarrësit, hetim pengut
English

Pengmarrja, policia sqaron ngjarjen, arrest pengmarrësit, hetim pengut

(UPDATE) Tiranë, 18 dhjetor, NOA- Policia jep masën e arrestit për shtetasin Mensur Lita, “arrest në flagrancë”, për konsumim të veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirë”.

Ky vendim vjen pas pengmarrjes që tronditi qytetin e Tiranës mbrëmjen e sotme.

Burmie të policisë bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se do të filloj procedimi penal edhe ndaj shtetasit Nazmi Pepa, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”, pasi ky i fundit pas hetimeve, rezultoi të ketë mashtruar duke marrë hua një sasi parash edhe disa shtetasve të tjerë.

Rreth orës 16.30’ të ditës së sotme, në një qëndër Interneti të ndodhur një rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë Tiranë, shtetasi Mensur Lita, 34 vjeç, me banim në Tiranë, ka marrë forcërisht në automjetin e tij, shtetasin Nazmi Pepa, 35 – vjeç.

Falë negocimeve të realizuara nga strukturat e policisë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të saj, u arrit lirimi i shtetasit Nazmi Pepa, dhe kapja e shtetasit Mensur Lita, në afërsi të fshatit Domje në Tiranë, në ambjentet e një Pike servisi makinash, në pronësi të autorit.

Paraprakisht, dyshohet se, shkak i kësaj heqje të paligjshme të lirisë, të jetë një sasi parash prej 30 mijë euro.

a.y/NOA
KOMENTE