English

Shtatzëni e mrekullueshme për Mariah Carrey, pret dy binjakë

SHBA, 18 dhjetor NOA - Këngëtarja Mariah Carey është shtatzënë me dy binjakë. Lajmi u njoftua nga vetë bashkëshorti i saj Nick Cannon në një fjalim në një radio amerikane.

“Ende nuk i kanë thënë sime shoqe që do të bëj diçka të tillë dhe mendoj se do të marr disa të bërtitura për këtë fakt. . . do të kemi dy binjakë”.

Agjenti i Mariah Carey, Cindi Berger, ka dhënë dhe konfirmimin e këtij lajmi. “Të dy fëmijët janë mirë dhe në formë të plotë”, - tha Nick Cannon.

Mariah Carey, 40 vjeç dhe Nick Cannon, 30 vjeç, janë në qendër të vëmendjes që nga martesa e tyre e celebruar dy vjet më parë.

r. b/NOA

KOMENTE