Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, a ishin të lira e demokratike?!
English

Zgjedhjet, a ishin të lira e demokratike?!

Dita e 12 Dhjetorit të këtij viti që po e lëmë pas, bëri që zgjedhjet e mbajtura me këtë datë të bëhen zgjedhjet më të diskutuara ditëve të fundit, jo nga fakti se ishin të parat në vitet e pas pavarësisë së Kosovës, por për shkakun e manipulimit të tyre, manipulime këto që u kritikuan si nga vendësit ashtu edhe nga ndërkombëtarët të cilët morën pjesë në vëzhgimin e tyre. Madje për herë të parë, pas kaq vitesh të ekzistencës së përfaqësive të huaja shtetërore në Kosovë, kundër manipulimeve të votës së qytetarëve u deklaruan edhe disa nga ambasadorët e këtyre vendeve.

Nga Gani Qarri*

Dita e 12 Dhjetorit të këtij viti që po e lëmë pas, bëri që zgjedhjet e mbajtura me këtë datë të bëhen zgjedhjet më të diskutuara ditëve të fundit, jo nga fakti se ishin të parat në vitet e pas pavarësisë së Kosovës, por për shkakun e manipulimit të tyre, manipulime këto që u kritikuan si nga vendësit ashtu edhe nga ndërkombëtarët të cilët morën pjesë në vëzhgimin e tyre. Madje për herë të parë, pas kaq vitesh të ekzistencës së përfaqësive të huaja shtetërore në Kosovë, kundër manipulimeve të votës së qytetarëve u deklaruan edhe disa nga ambasadorët e këtyre vendeve.

Të gjithë ata njerëz që morën mundimin të votonin dhe ata që nuk votuan ,përfshirë edhe votuesit që nuk e patën të drejtën e votës,nga diaspora pa marrë parasysh këtë,as ata nuk ngelën të pa përfshirë në këto votime,ngase atyre u erdhën në ndihmë kujdestarët e manipulimit të votave të cilët votuan edhe për ta,duke i dërguar edhe votat e tyre me shumë kujdes atje ku këta “kujdestarë” dëshiruan.

Edhe Kryeministri i Kosovës shpalli fitoren para se me një vendim të tillë të dilte Komisioni zgjedhor i zgjedhjeve,dhe menjëherë pas kësaj filluan edhe kundërshtimet, mospajtimet dhe dyshimet për vërtetësinë e rezultateve të cilat tanimë pas vendimit për përsëritjen e tyre të pjesshme, shihet qartë se ishin të manipuluara, manipulime këto lehtësisht të verifikueshme pasi jo vetëm se kishte mjaft dëshmitarë okularë që e vërtetonin këtë, por në mënyrë të veçantë ,paraqitja e shumë video-filmimeve nga vendvotimet e ndryshme, e forcon edhe më tepër Vërtetësinë e manipulimit të votës në këto zgjedhje të cilat mjerisht nuk arritën të bëhen shembull i mirë i Demokracisë në Kosovë.

Për fat të keq të demokracisë sonë të brishtë, edhe disa shoqata të cilat thirren në mbrojtjen e të drejtës së votës së lirë, nuk ishin efikase, e në mënyrë të veçantë “Demokracia në veprim” u dallua edhe për mosveprim e pasaktësi vlerësimesh,të cilët në vend që të lexonin deklaratat e shkruara nga të tjerët, do duhej të pyesnin edhe dëshmitarët okular,pa pasur frikë nga e vërteta, ngase për te u paraqitën edhe filmime të ndryshme nga shumë anë të vendit,të cilat në mënyrë tejet të bindshme, dëshmojnë keqpërdorimet e votës së qytetarëve pothuajse në të gjitha vendvotimet në Kosovë,ku manipuluesve iu dha mundësia.

Nga ky shkak është shumë e çuditshme se çfarë deklaratash bëjnë disa nga shoqatat që gjoja mbrojnë të drejtën e votës së lirë të qytetarit në Kosovë, deklaratat e disa analistëve dhe gazetarëve me paragjykim votimesh, duke parapërcaktuar fituesit, dhe vlerësuar zgjedhjet si më të mirat, kur ende për to nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar dhe as nuk ka përfunduar numërimi i plotë i votave në tërësi.

Manipulimi dhe keqpërdorimi në masë i votës së qytetarit, e vë në dilemë votuesin e pa djallëzuar se a duhet apo nuk duhet fare që të dalë në zgjedhje, pasi që ai e vëren se është bërë vetëm DEKOR- në zgjedhje, për të mos thënë ndoshta edhe i tepërt ngase nga ky lloj votimi,përfundimisht ai është bindur se as që ndjehet mungesa e tij në vendvotime, kur dihet dhe dokumentohet ekzistenca e kujdestarëve të shumtë dhe të zellshëm që dinë dhe nuk ngurrojnë për as një moment që të votojnë për të gjithë, si për ata që votuan, ashtu edhe për ata që nuk votuan, për votuesit në vend dhe për ata në diasporë duke kanalizuar me shumë kujdes edhe votat e tyre atje ku disa kujdestarë të “shumë” kujdesshëm partiak, dëshirojnë.

Edhe pse nga ky shkak edhe është vendosur që të përsëriten zgjedhjet, së paku në disa nga komunat e dalluara për keqpërdorimin e votës së lirë, kundërshtimi i drejtë i të cilave dëshmohet edhe me filmimet të cilat dokumentojnë të kundërtën e paraqitjeve të disa ekspertëve “realistë”, frika e votuesit për manipulimin e votës së tij,si nga kujdestarët partiak në vendvotime ,ashtu edhe analistët “agil” e të “pa anshëm” të cilët vrapojnë të parët në studiot televizive,për paraqitjen e rezultateve dhe komentimin e zgjedhjeve si më të mirat dhe më demokratiket,në vend dhe Evropë, nuk mund ti lë të qetë dhe tua kthej besueshmërinë votuesve,për leximin e drejtë të vullnetit të tyre,pa ndërhyrje, të kujdestarëve partiak nën rrobën e komisioneverëvr të paanshëm.

Çfarë mendon për gjithë këtë tollovi, Populli, ata që në këtë të ftohtë dimri, pritën me orë të tëra përjashta për të votuar, dhe Ambasadorët e Vendeve Mike të cilët u dëshpëruan me manipulimet që panë me sytë e tyre në vendvotimet të cilat i vëzhguan në këto zgjedhje?!

Nuk mund e as nuk do duhej të jetë askush kundër fitores së cilës do parti qoftë ajo,të arritur me votën e lirë të popullit, ngase ato të gjitha janë tonat, të këtij Populli të Kosovës, por është detyrë e çdo kryeministri, në çdo vend të botës, që në bazë të përgjegjësisë që ka sipas funksionit të tij shtetëror, në radhë të parë të mbrojë interesat dhe të drejtat e qytetarëve të tij, para se ta festojë fitoren partiake apo personale mbi vullnetin e shprehur të sovranit popull.

Po ky Popull, në rast nevoje siç është edhe rasti i sulmeve të fundit, drejtuar kundër Kryeministrit të Kosovës, UÇK-s dhe gjithë kombit shqiptar, qoftë ky sulm, thjesht edhe vetëm një tendencë për sensacion nga Dik Marty, i cili sipas një interviste të Deputetit të Parlamentit evropian për Radion “Deutsche Velle” Bernd Posselt, është i njohur për keqpërdorimin e funksionit të tij me tendencën e paraqitjes së sensacioneve, edhe atëherë kur nuk ka fakte dhe mungojnë provat, duhet ta përkrahë dhe mbrojë si tërësi, Kryeministrin e tij, kur ai atakohet siç veprohet kohët e fundit kundër Kryeministrit të vendit tonë dhe gjithë kombit shqiptar.

Përndryshe si ta kuptoj ky popull i shumë vuajtur, dhe i mashtruar qindra herë se pse duhet të votojë secili qytetar në zgjedhje të ngjashme nëse për fituesin,vendos manipulimi i votave,dhe jo shprehja e vullnetit të vërtetë të sovranit Popull,nëse votën e tijë të lirë,në rast manipulimi nuk do ta mbronin edhe organet shtetërore.


* Shkrim i dërguar nga autori

KOMENTE