Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet i riu nga Saranda në flagrancë, transportonte 300 kg mariuanë
English

Arrestohet i riu nga Saranda në flagrancë, transportonte 300 kg mariuanë

Gjirokastër, 19 dhjetor, NOA- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme gjatë një operacioni antidroge të koduar “Rrebeshi”, janë sekuestruar 300 kilogramë lëndë narkotike.

Lënda narkotike e tipit mariuanë, është gjetur në automjetin e një të riu nga Saranda i cili është kapur në flagrancë.

Ky arrrestim ka ardhur pasi policia e qarkut Gjirokastër ka marrë informacion në rrugë operative se një sasi e konsiderueshme lënde narkotike do të transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës.

Rreth orës 21.20 minuta në aksin rrugor nacional Gjirokastër- Sarandë, mbi urën e fshatit Derviçan, është konstatuar automjeti që dyshohej se po transportonte lëndën narkotike.

Sipas burmive të agjencisë së lajmeve NOA nga policia e Gjirokastrës, bëhet me dije se drejtuesi i automejtit sapo ka parë policinë, nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë akoma më shumë ku ka tentuar të godasë edhe automjetin e shërbimeve të policisë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Pas disa minutash automjeti si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe motit shumë të keq pasi bënte stuhi, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Dervicjan, ndërsa drejtuesi i automjetit është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë dhe nuk ka pësuar lëndime nga dalja nga rruga.

Në vendngjarje ka mbritur edhe grupi hetimor ku ka konstatuar se automjeti i dalë nga rruga ishte Fuoristrada, tip JEEP.

Nga kqyrja dhe numërimi i pakove rezultoi se në automjet kishte 285 pako me peshë një kilogramë secila dhe 3 pako me peshë 5 kilogramë secila, me paketim të ndryshëm dhe me emërtime ku ishin përdorur shkronja dhe numra mbi paketim, gjithsej 300 kilogramë

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale. Për arsye hetimore nuk bëhet i ditur emri i të ndaluarit.

a.y/NOA
KOMENTE