Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Gënjeshtra, s’di për Shtëpinë e verdhë, raporti i Marty riciklon akuzat e Del Pontes
English

Basha: Gënjeshtra, s’di për Shtëpinë e verdhë, raporti i Marty riciklon akuzat e Del Pontes

Tiranë, 19 dhjetor, NOA – Ndërkohë që gjithë këto ditë Tirana zyrtare e ka dënuar raportin e eurodeputetit zviceran Dick Marty si një raport i mbushur me shpifje e i pabazuar në fakte të vërteta, porse vetëm në bindje të pafaktuara që ringrenë në këmbë propagandën serbe kundër Kosovës dhe UÇK-së, sot ka ardhur edhe një reagim nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili e ka dënuar raportin e Martyt si riciklim të akuzave të ish-kryeprokurorës së Hagës, Carla del Pontes për trafik organesh, akuza të shprehura në librin e saj, “Gjahu”. Duke iu referuar deklaratës së një eksperti të OKB-së, Basha deklaroi se “Deklarata është gënjeshtër e trashë, s’kam qenë kurrë në asnjë Shtëpi të Verdhë. Në vitin 2004 kam punuar për UNMIK-un në Kosovë”, nënvizoi ministri Basha.

Në këtë suazë zoti Basha theksoi gjatë një deklarate se ky raport është një riciklim i akuzave të Carla Del Pontes, pretendimet e të cilës sikundër tha Basha nuk janë vërtetuar kurrë, as në 2004-ën pasi nuk u gjet asnjë fakt apo provë.

Ndërkohë që Kosova tashmë e pavarur pritet të nisë edhe bisedimet teknike me Serbinë, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha argumentoi se raporti i Dick Martyt ka për qëllim të përlyejë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe sakrificën e kosovarëve që vdiqën gjatë genocidit serb, i mbyllur në vitin 1999.

Basha e cilësoi si një akt dialbolik përpilimin e këtij raporti.

Më herët edhe zëvendëskryeministri Ilir Meta gjatë vizitës në Serbi e kishte cilësuar raportin e Dick Martyt si një raport me paragjykime dhe i bazuar vetëm mbi fiksime, pasi sikundër u shpreh zëvendëskryeministri Meta, “është mese evidente se akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën madje janë bërë dhe investigime dhe kanë rezultuar tërësisht pa fakte”.

Raporteri për të çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Europës, eurodeputeti Dick Marty gjatë prezantimit të raportit të enjten në Paris, një raport tashmë i miratuar, akuzon si kriminelë krerët e UÇK-së bashkë me ta edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi se gjatë përfundimit të konfliktit në Kosovë në vitin 1999, i kanë përdorur të burgosurit serbë, që mbaheshin të fshehur në një shtëpi në veri të Shqipërisë, për trafik organesh.

Në këtë raport, Dick Marty ka shfrytëzuar edhe të dhëna nga libri “Gjahu” i ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, Karla Del Ponte, e cila e ka mbështetur raportin e martat, duke theksuar se duhet të nisë tashmë një hetim ndërkombëtar për zbulimin e këtyre krimeve të pasluftës.

Akuzat e Dick Martyt nuk godasin vetëm krerët e Kosovës, por edhe shtetin shqiptar, që dënohet si një vend ku janë kryer operacionet e heqjes dhe trafikimit të organeve për në vendet e Europës perëndimore, që sipas martat i kanë sjellë fitime shumë të majme ish udhëheqësve të UÇK-së, veçanërisht, atij të grupit Drenica, kryeministrit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

mit/NOA
KOMENTE