English

Filipine, 15 të vdekur në një hotel

Tuguegarao, 19 dhjetor, NOA- Një numër i madh personash kanë mbetur të vdekur pas një zjarri që përfshiu një hotel në veri të Filipineve.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 15 persona kanë vdekur dhe 12 janë lënduar në një zjarr që përfshiu hotelin.

Autoritetet thanë se zjarrfikësit dhe policia ka gjetur 15 trupa të pajetë në dy katet e sipërme të hotelit 5 katësh, ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me zjarrin për katër orë.

Gjithë kjo situatë ka ndodhur ndërsa mysafirët ishin në gjumë, përkatësisht në qytetin Tuguegarao.

a.y/NOA
KOMENTE