Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krishtilindjet, kuzhinierët italianë: Festoni me një menu, vetëm dhjetë euro për person
English

Krishtilindjet, kuzhinierët italianë: Festoni me një menu, vetëm dhjetë euro për person

Romë, 19 dhjetor, NOA – Kur vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga Krishtlindjet, atmosfera magjike që bashkon të gjithë njerëzit nën magjinë e festës më të rëndësishme të fundvitit, çdokujt i zgjohen edhe dëshirat jo vetëm për pushime, por edhe shije e gatime të përzgjedhura. E në këtë kontekst, pa lënë mënjanë krizën ekonomike që ka pllakosur tërë Europën, por edhe vendin fqinj Itali, kuzhinierë italianë thonë se me pak euro mund të kënaqet kushdo për darkën e bukur të Krishtlindjes.

E në kushtet e krizës, thonë krijuesit e një prej kuzhinave më të pasura, siç është ajo italiane, me një buxhet të vogël, prej 10 eurosh për person dhe me gjithsej 850 kilokalori është e mnur që çdo familje të mbushë e zbukurojë tavolinën e festës me një menu të plotë Krishtlindjesh.

Në fakt, mjeshtrit e kuzhinës italiane i ftojnë italianët, por jo vetëm që duke menduar për xhepin e vogël, pa lënë mënjanë shëndetin, të mendojnë për piata të varfra të kuzhinës italiane, si ato me perime, bukë e peshk.

Një tjetër menu e ekspertëve të ushqimit nga përtej Adriatikut janë edhe perimet e stinës që mund të blihen në treg.

E kur flitet për ëmbëlsirë, pasi pa të nuk mund të mendohet një festë e tillë, kuzhinierët rekomandojnë bukën e famshme të Krishtlindjes, e gatuar me krem dhe kikirika e rrush të thatë, që ka vetëm 208 kilokalori.

Vetëm me 10 euro për person, apo pak më shumë se 10 mijë lekë shqiptare një tryezë shtëpie sipas mjeshtërve të kuzhinës italiane është e plotë për Krishtilindje.

mit/NOA
KOMENTE