Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagojnë shoqatat humanitare, të hetohet ndaj akuzave të Marti
English

Reagojnë shoqatat humanitare, të hetohet ndaj akuzave të Marti

Prishtinë, 19 dhjetor, NOA- Në kuadër të reagimeve ndaj raportit të Dick Marti, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë të fillojnë krijimin e një komisioni të pavarur për hetimin e të gjitha pretendimeve.

Në këtë raport ish-kreu i ekzekutivit Hashim Thaçi etiketohet si udhëheqës i kontrabandës me armë, drogë dhe organe njerëzore nga fillimi i luftës deri më sot.

Kërkesa e Fondit për të Drejtën Humanitare pason reagimet e indinjatës së shprehur nga Prishtina dhe Tirana zyrtare pas publikimit të raportit të hartuar nga senatori Dick Marti për Këshillin e Europës.

Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës ka miratuar projekt-raportin dhe propozim-rezolutën të cilën e ka përgatitur Dick Marty e Fondi kosovar për të Drejtën Humanitare thotë se këto akuza serioze kërkojnë reagim të menjëhershëm të organeve kompetente në Kosovë.

a.y/NOA
KOMENTE