English

Arrestohet Gim Lepuri, tentoi të vidhte një makinë

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Një 37-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti. Gimi Llambi Lepuri, banues në Tiranë është arrestuar në në flagrancë në rrugën “Ali Demi”, pallati 146/1, duke tentuar të vjedhë automjetin tip “Benz”, me targë TR 0571 R.

Gimi Lepuri është i njohur për policinë pasi edhe më parë është dënuar për veprën penale të vjedhjes.

Gjatë arrestimit, punonjësit e policisë i kanë sekuestruar atij dhe dy kaçavida dhe një biçak, të cilat i përdorte për të hapur derën e makinës.

a.k/NOA

KOMENTE